Kapet me 6 klandestinë duke i kaluar në Mal të Zi, arrestohet pakistanezi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2022, 15:02
Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Në pranga ka rënë një shtetas pakistanez.
Operacioni policor i koduar “Hoti”çoi në arestimin e shtetasit A. M., 35 vjeç, banues në Swat, Pakistan.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër - Hani i Hotit, së bashku me 6 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se do t’i kalonte për në Mal të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër, kundrejt pagesës, me destinacion final vendet e BE-së.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.