Rama mbërrin në Berlin, zbardhet agjenda e vizitës zyrtare në Gjermani

Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Gjermani, ku do të qëndrojë dhe ditën e nesërme.

Sipas agjendës, kreu i qeverisë sonte do të qëndrojë në Berlin ndërsa nesër do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit.

Fillimisht do të takohet me kryetaren e bashkisë së Berlinit.  Franziska Giffey, ndërsa në orën 18;00 do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku më pas do të mbajnë dhe konferencë të përbashkët.

Këtë e ka konfirmuar dhe vetë Rama, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Agjenda:

E diel, 10 prill

15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg

Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron

15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit

E hënë, 11 prill

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë