"A bën me i fut në librezë? Ryshfet për kalimin e kufirit Kosovë-Shqipëri pa test Covidi. Zbardhen bisedat e efektivit kufitar me kosovarin

Gjykata e Posaçme në Tiranë u njoftoi masat e sigurisë 31 efektivave të policisë të arrestuar për korrupsion me kalimet në kufirin Shqipëri-Kosovë. Nga përgjimet mësohet se janë dokumentuar 312 episode korrupsioni ku për një makinë pa letra kërkohen 250 euro rryshfet, ndërsa për të kaluar në kufi pa testin e Covidit çdo person paguante nën dorë 5 euro.

Zyrtarët dhe punonjësit e policisë kufitare të akuzuar nga SPAK për korrupsion në pikat doganore Shqipëri-Kosovë dolën të të dielën para gjykatës për njoftimin  e masave të sigurisë.

Prokuroria ka faktuar 312 episode ku dyshohet se punonjësit kufitare kanë marrë rryshfet më qëllim lejimin e kalimit në kufi të përsonave të cilët nuk kishin teste Covidi.

Me datën të datës 08.02.2022 në oren 15:26 min në kabinën nr. 4 në pikën e kalimit kufitar në Kukës, ka qenë duke kryer sherbim punonjësi i policise Fatri Braha.

Ne sportel janë paraqitur shtetas kosovarë, të cilëve përveç dokumentave të identifikimit ju kërkon edhe autorizim për mjetin si dhe testet kundër vaksinës Covid-19.

Gjatë komunikimit me shtetasin, të cilin e konstaton me mungesë testesh Covid dhe mungesë autorizimi për mjetin konstatohet të jetë kryer kjo bisedë ku i kërkohet njëherësh edhe dhënia e rryshfetit.

Braha: A keni ba vaksina ju?.... Bjer vaksinat.

Shtetasi kosovar (Nuk degjohet pergjigjia)

Braha: Autorizimin per makinën. Ça ka makina?

Shtetasi kosovar: Urdhero, makina ka motorrin ka defekt

Braha: Do me nderru ee?

Shtetasi kosovar: Po

Braha: Kur e keni ba ket testin?

Shtetasi kosovar: Tashi e kena ba

Braha: Shan ky, Ku është data të q....r.. data, data, dar 4. Jo or daje. Ka mbaru sot.....ke per ky asht test i thjeshte.

Shtetasi kosovar: Nuk kuptohen fjalet.

Braha: Ku e ki autorizimin per makinen?.. Je shume i parregullt. Hape krahun një herë.

Shtetasi kosovar: A ban ne libreze me i fut?

Braha: Po or ti.

Nga pamjet filmike konstatohet se shtetasi kosovar i jep rryshfet një 5 euro, të cilën punonjësi i policisë Fatri Braha e vendos para pajisjes skaner për dokumentat dhe Punonjësi i Policisë Fatri Braha ka përpunuar dokumentat e po ashtu në vijim regjistruar përsëri hyrje një minutë më vonë edhe me automjetin ku dyshohet se këte automjet e ka të rimorikuar në automjeitn tjetër, kjo bazuar në bisedën e kryer për defektin e mjetit.

Në një tjetër rast, policët janë përgjuar teksa flasin për një automjet pa dokumente, të cilin pronari kërkonte ta kalonte në kufi. Këtij shtetasi policët i thonë “mos hajde pa 250 euro”.

"A bën me i fut në librezë? Ryshfet për kalimin e