Ndarja nga Maqedonia? Ambasadori bullgar: Vendim i Shqipërisë, i ka plotësuar kushtet për negociatat

Ambasadori bullgar në Shqipëri thotë se vendi i tij është një nga mbështetësit më aktivë të zgjerimit në BE por se një heqja e vetos për Maqedoninë e Veriut do të vijë pasi të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme mes dy shteteve.

Mes vendosmërisë së kryeministrit Rama për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia, ai thotë se Shqipëria është në të drejtën e saj të kërkojë çfarë të dojë dhe sa i takon qëndrimit të Bullgarisë ajo i ka përmbushur të gjithë kushtet pëer hapjen e negociatave.

Deklaratat diplomati bullgari i bëri gjatë një vizite në Universitetin e Korçës.

Momchil Raytchevski: Kjo është një pyetje interesante, nuk di pse më pyesni në këtë mënyrë. Edhe tani sapo përfundoi vizita zyrtare e presidentit Meta në Sofje. Presidenti bullgar nënvizoi përkrahjen pa kushte të Bullgarisë për interegrimin në BE të Republikës së Shqipërisë. Me Republikën e Maqedonisë së Veriut jemi në një periudhë të bisedimeve shumë intesive. Qeveria e re bullgare krijoi 10 grupe pune, të cilat po punojnë për interesin e përbashkët dhe ku shumë shpejt mund të arrihen rezultate të mira. Por këtu bëhet fjalë për gjetjen e vendimeve dhe zgjidhjeve të cilat do të funksionojnë në të ardhmen. Edhe Bullgaria bashkëpunon fort mbi këtë temë edhe me partnerët. Po Bullgaria ka qenë dhe do të mbetet një nga mbështetësit më aktivë të zgjerimit të BE.

Pyetje: Shqipëria do të kërkojë ndarje nga RMV për negociatat, keni ju kushte për Shqipërinë?

Momchil Raytchevski: Çfarë do të kërkojë Republika e Shqipërisë ky është vendim i saj, unë nuk mund të komentoj këtë gjë. Sa i përket kushteve, përsëritim se Shqipëria ka bërë punë e vet dhe ekzistojnë të gjitha kushtet për të vazhduar procesin e negociatave.

Pyetje: Në kushtet kur lufta në Ukrainë vazhdon, BE a duhet të bëjë më shumë për Ballkanin?

Momchil Raytchevski: Unë mendoj se BE tashmë bën shumë, tema është shumë e gjerë, mendoj se me më shumë rëndësi është përqëndrimi i të gjithë përpjekjeve në përfundimin e luftës.