Turisti polak rrëzohet në Kanionet e Gjipesë, kërkon ndihmë nga policia, ndërhyjnë forcat e specializuara

Një turist polak është rrëzuar në “Kanionet e Gjipesë” ditën e sotme duke pësuar dëmtime në këmbë.

Polaku ka marrë në telefon policinë e Vlorës duke i kërkuar ndihmë ndërsa menjëherë drejt tij janë nisur forcat e policisë dhe ekipi mjekësor.

“Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallën e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili  ka  kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë. Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.” – bën me dije policia.

Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë.