Bogdani: Legalizimi i kanabisit çon Shqipërinë drejt rrënimit, rriten përdoruesit e drogërave
Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin, eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor i janë përgjigjur 308.992 qytetarë", bëri me dije drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, ditën e djeshme (7 prill).
Ish-deputeti Gerti Bogdani, në një intervistë për Ora News, tha se pas këtij vendimi, kanabizimi në vend do të jetë shumë i vështirë për t’u kontrolluar.
Ai tha se kjo lëvizje nga ana e qeverisë nuk do të jetë ndihmë për ekonominë, ndërsa shtoi legalizimi i kanabisit do të çojë Shqipërinë drejt rrënimit.
Më tej ai tha se qeveria po u ofron të rinjve parcelat e kanabisit, në vend që t’u japë mundësi punësimi.
Gerti Bogdani: Do të jetë shumë e vështirë për t’u kontrolluar. Kjo nuk është një ide e re e kësaj qeverie, nuk është një ide që ka dalë në Këshilli Kombëtar. Kjo nuk do të jetë e mirë për ekonominë. Ajo që më vjen keq është se kjo qeveri në vend që të japë mundësi punësimi të rinjve shqiptarë, modeli që iu ofron është modeli i punës në parcelat e kanabisit apo të largohen dhe të punojnë në shtëpitë e barit në Angli. Kjo është një damkë shumë e madhe për Shqipërinë. Është diçka shumë e parakohshme dhe e pa menduar mirë. Do të sjellë rritjen e përdorimit të drogërave te të rinjtë shqiptarë. Legalizimi i kanabisit e çon Shqipërinë drejt rrënimit.
Bogdani ka komentuar dhe amnistinë e parave të padeklaruara të emigrantëve, duke thënë se kjo nismë është e gabuar.
Gerti Bogdani: Do kishte një numër të ardhurash që i shtohen sistemit bankar në vend që t’i mbajnë të fshehura në shtëpi. Kam përshtypjen se ky ligj sjellë shumë më tepër problematikë, sepse në Shqipëri sot lulëzon paraja e pisët. Është një nismë e gabuar në këtë moment, nuk do të jepte ndonjë frymëmarrje ekonomisë shqiptare, dhe jo më kot u refuzua në BE herën e parë që u propozua nga Rama.
Intervistoi Everest Dedaj, përgatiti për Anila Kolgjini.
