Zgjedhja e Presidentit të ri, Berisha: Emri im ka filluar t'i kallë datën Ramës
Zgjedhja e Presidentit të ri ka futur "në sherr" opozitën dhe mazhorancën. Mazhoranca nuk pranon të negociojë me Berishën për të zgjedhur emrin e ri që do të zëvendësoje Metën pas 24 korrikut.
Sali Berisha në një konferencë për mediet sqaroi se çfarë do të ndodhë nëse Edi Rama vendos të zgjedhë Presidentin me votat e mazhorancës pasi Rama tha se i ka votat e mjaftueshme për ta bërë.
Berisha: Ai mund ta bëjë këtë, pavarësisht se zgjedhjet i plaçkiti dhe ato nuk shprehin vullnetin e popullit. Sot komuniteti ndërkombëtar vazhdon t'i dënojë ato zgjedhje kurse opozita nuk i doli zot votave. Edi Rama mund ta zgjedhë, por ai nuk mund të implikojë me mënyrat e tij opozitën aktuale në proces. Nëse ai mendon për shkak të dhunimit të zgjedhjeve t'i japë opozitës të drejtën e Presidentit të Republikës për të propozuar do të jetë një vendim që do merret në forumet më të lartë dhe partitë e tjera opozitare.
Berisha i dha një këshillë gazetarëve
Berisha: Mos e pyesni më Ramën për incineratorët sepse do ikë nga studio. Nëse e pyesni për incineratorët është njëlloj si të tregoni litarin në shtëpinë e të varurit. Harrojeni këtë dhe mundësisht sa më pak t'i përmendi emrin tim sepse e patë mbrëmë dhe e shikoni çdo ditë se si ky emër ka filluar t'i kallë datën. Ai e di që unë jam i pëlqyer edhe nga socialistët e thjeshtë por e di që ai dhe PS do ketë shumë probleme serioze me PD.