Berisha: Thonë që Bllako u arratis në Greqi dhe u kthye me helikopter. Kush e detyroi Gledis Nanon të gënjejë?
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotme ka akuzuar policinë e shtetit se ka gënjyer opinionin publik dhe organet e tjera ligj-zbatuese në lidhje me arrestimin e Alqi Bllakos. Sipas tij, ka zëra që thonë se Alqi Bllako u arratis në Greqi nëpërmjet Qafë-Botës dhe u kthye me helikopter gjatë 13-orëve të cilat janë ende enigmatike për opinionin publik dhe nuk është sqaruar ku ndodhej ish-deputeti socialist.
Berisha: Raporti i organizatës kriminale të incineratorëve me policinë e shtetit. Një anëtar i kësaj organizate, Alqi Bllako është sot i arrestuar por procesi i tij dëshmoi në mënyrë flagrante përpjekjen anti-ligjore të qeverisë për mbrojtjen e tij. Qytetarët shqiptarë nuk panë as një moment një sekuencë ët vetme mbledhje të komisionit të mandateve, të parlamentit për të vendosur për imunitetin e tij. Dakord, hoqi dorë me shkrim nga imuniteti. Pro imuniteti është i Parlamentit në Kushtetutë. Organizata kriminale e incineratorëve nuk lejoi të ndodhë asnjëra prej tyre.
Pastaj Bllako zhduket. Njeriu që tha unë nuk kam imunitet, paraqitem para drejtësisë u zhduk për 13 orë. Zërat thonë se u arratis nga Qafë-Blotë në Greqi, nuk e di s'kam asnjë fakt. Thonë se u kthyer me helikopter. Problemi është se policia e shtetit qëndroi në anën e Bllakos dhe organizatës kriminale. Mori përsipër të gënjejë opinionin publik dhe organet e ligj-zbatimit të tjera. Kush e detyroi drejtorin Gledis Nano të mashtrojë qytetarët shqiptarë. Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë apo e urdhëroi ministri i familjes Çuçi. Po këto zëra thonë se njeriu i fundit që ka takuar Bllako në Tiranë është Edi Rama në një nga vilat qeveritare. Kjo dëshmon se afera e incineratorëve kryesohet nga Rama dhe përfundon të nëpunësit.
