"Do digjen plantacionet e ullinjve e do mbillet kanabis, do shohim drogim masiv" Berisha jep alarmin

Ish kryeministri, deputeti demokrat, Sali Berisha i bën thirrje shqiptarëve të kundërshtojnë dhe të mos mbështesin kryeministrin Edi Rama në nismën e tij për legalizimin e kanabisit.

“Me legalizimin e kanabisit hiqet çdo barrikadë që ekziston për atë si një drogë e rrezikshme. Do të shohim drogim masiv të të rinjve e popullatës” dha alarmin Berisha duke sjellë si shembull se çfarë ndodhi në Jemen

 “Një bimë analoge e tillë u lejua në Jemem. Ky shtet pësoi një shkatërrim të plantacioneve kafe dhe zëvendësimin me bimë të ngjashme me kanabis”

Berisha thotë se Rama do u japë licencat klientëve të tij dhe plantacionet me mollë e ullinj do të digjen për tu mbjellë me kanabis.

“Legalizim kanabis do të thotë de fakto licencë për çdo familje shqiptare që do të tundohet nga lakmia pëtr të mbjellë kanabis.

Unë e kuptoj që licencat do ia japë klientelës por në një vend ku ligjin e ka në dorë droga e krimi do të masivizojë totalisht dhe mos u çuditni një ditë që atë ku do të shihni plantacionet e vreshtave mollëve e ullinjve tu vihet zjarri e të mbillen me kanabis. Siç kanë nisur të djegin pyjet."