Ju flet Moska - Erion Veliaj iu ka hapur llogari bankare në offshore prokurorëve të SPAK
Erion Veliaj iu ka hapur llogari bankare në offshore prokurorëve të SPAK ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Në vendin tonë kemi në ligj të quajtur anti mafia që është i bazuar dyshimin e arsyeshëm. Ky ligj është në kompetencën e SPAK dhe ndjek pasuritë e njerëzve që janë hetuar.
SPAK-u duhet të ndjekë paranë. Nëse nuk duan ta bëjnë lind dyshimi se person i më implikuar në historinë e incineratorëve u ka hapur atyre llogari në offshore dhe u dërgon para aty.
Kompania që ka marrë me koncesion incineratorin e Tiranës dhe që pretendon se do të investojë 128 milionë euro.
Pse tre italianë, me paratë e tyre që po i marrin nga shteti shqiptar, të prirur për punë të mira dhe jashtë çdo dyshimi, shkojnë në Holandë dhe krijojnë një kompani të llojit off shore?
Këta janë thjeshtë presta nome, ndërsa ai që del si aksioner është aksionet i rremë sepse pas tyre fshihen të tjerë.
Veliaj meqë nuk ia merrte dot firmën bashkive të tjera, firmosi për të gjitha ato. Të mos harrojmë se këto punë vijnë nga Holanda sepse Veliaj është një produkt i qeverisë holandeze për llogari të Sorosit.
