Hoxha: Në politikë ka elementë që duan të shfrytëzojnë pushtetin, por ka shumë që futen me idealizëm

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, demokrati Lisandër Hoxha sigurisht që partitë shfrytëzohen nga elementë të caktuar që shfrytëzo një pushtetin për të bërë para.

Ai tha se nuk mendon se njerëzit që duan të angazhojnë në politikë e kanë këtë qasje për të përfituar të gjithë.

Hoxha: Sigurisht që partitë shfrytëzohen nga elementë të caktuar që shfrytëzo një pushtetin për të bërë para, por të thuash se të gjithë shkojnë aty për arsye pragmatiste është një mendësi polici që thotë mos protestosh se më prish punë mua që marr një rrogë. Nuk mendoj se njerëzit që duan të angazhojnë në politikë e kanë këtë qasje.

Për mua ka një lloj idealizmi, por a keqpërdoret ky lloj idealizmi? Pastaj këtu mund të diskutojmë. Perceptimi i gabuar fillon në aspektin që do të ndiqet apo jo një lider. Për mua futesh në politike për të ndjekur një ide dhe jo një person.