BE: Po përhapet dezinformim ndaj organeve të Vettingut dhe ONM-së, duan të minojnë reformën në drejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2022, 19:52
Misionin i BE-së në vendin tonë ka bërë me dije përmes një postimi në Twitter se janë shpërndarë akuza të pabaza ndaj organeve të Vettingut dhe ONM-së.
BE i cilëson si të papranueshme këto akuza dhe pohon se kjo është një fushatë e orkestruar për të minuar reformën në drejtësi.
BE: Shpërndarja rishtazi e akuzave të pabaza dhe dezinformimit drejtuar kundër organeve të Vettingut dhe ONM-së është e papranueshme. Kjo fushatë e orkestruar synon të krijojë mosbesim dhe të minojë reformën në drejtësi. BE-ja mbështet fuqishëm vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së dhe procesin e Vettingut.

