A do ketë rritje të numrit të të infektuarve nga Covid-19 në vend? Flet për Ora News mjeku Alimehmeti
Pak ditë më parë në vendin tonë është konfirmuar prezenca e nënvariantit të Omicron, BA.2.
Në lidhje me këtë epidemiologu Ilir Alihmehmeti, në një intervistë për Ora News, u shpreh se ky variant ka një transmetueshmëri më të lartë, ndërkohë shtoi se kjo transmetueshmëri varet sipas situatës epidemiologjike në vende të ndryshme.
Ilir Alimehmeti: Ka një transmetushmëri më të lartë, por kjo transmetueshmër nuk është e njëjtë kudo. Varet se si është situata në secilin shtet. Ka superioritet por nga ana klinike duket I njëjtë, duket i ngjashëm me BA.1. Por duket se në krahasim me Omicron shkalla e hospitalizimit është më e ulët. Në krahasim me Deltën janë 60-80% më pak të rrezikshëm.
Ai tha se është e vështirë të kuptosh nëse je i infektuar më këtë variant, pasi simptomat janë të lehta.
Ilir Alimehmeti: Vështirë që mund ta kuptosh se je me këtë variant, për shkak të simptomave. Simptomat e këtij varianti janë të lehta. Për çdo lloj shenje njerëzit duhet të kenë tërheqje që të mos infektojnë të tjerët. Duket se % e rasteve që janë asiptomatike që nuk kanë shenja fare në këtë variant, duket se do të jetë shumë e lartë.
Më tej mjeku u shpreh se % e rasteve që janë asiptomatike ndaj këtij varianti është shumë e lartë
Ilir Alimehmeti: Rreth 94% nuk e kuptojnë se është infektuar. Virusi ndryshon në mënyrë të vazhdueshme, BA.2 tani është aktual.
I pyetur se a pritet që të rritet numri i të infektuarve me Covid-19, në vendin tonë Alimehmeti tha: Jo, sepse të dhënat që janë gjetur tani, janë mostra që janë marrë shumë më përpara. Këto janë bërë përpara Marsit. Shifrat kanë qenë stabël, spitali ka qenë në rënie të vazhdueshme. Ne nuk po shohim as në Shqipëri, as Kosovë dhe as në Maqedoni për një kurbë të tretë.
Ditën e djeshme në vendin tonë nuk u regjistruar asnjë humbje jete, ndërkohë u konfirmuan 55 raste të reja. Sipas njoftimit të Ministrisë së dhënë ditën e djeshme, aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti Anila Kolgjini.
