Sëmuret në burg Klajdi Dokoli, shtyhet për të 5 herë rradhazi, gjyqi për vrasjen e babë e bir
Ka vijuar edhe dje me shtyrje seanca gjyqësore, ndaj 4 të pandehurve të prokurorisë së Posaçme SPAK, Etien Cani, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli dhe Ardjan Çapja, të cilët akuzohen për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Ndryshe nga herën e parë, ku mungonin në bllok të gjithë avokatët mbrojtjës të të pandehurve, në seancën e sotme shkak për shtyrjen është bërë gjëndja jo e mirë shëndetësore, e njërit prej të pandehurve të këtij procesi gjyqësor.
Përmes një deklarate me shrim të paraqitur në gjykatë, i pandehuri Klajdi Dokoli, e ka vënë në dijeni gjykatën se është i sëmurë. Dhe për shkak të gjëndjes së tij shëndetësore jo të mirë, ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore, pasi shfaqte dëshirën që të jetë vetë prezent në sallën e gjyqit.
Për rrjedhojë kryetarja e trupit gjykues, Etleva Deda, ka vendosur të shtyjë seancën për javën e ardhshme, duke bërë njëherësh dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për 4 personat e arrestuar.
Procesi gjyqësor është në fazën përfundimtare, pasi nga lista e prokurorisë së posaçme SPAK, mësohet se kanë mbetur për tu pyetur dhe tre dëshmitarë.
Ndërsa bashkëpuntori i SPAK, njëherësh i pandehuri në këtë proces, Ervis Bardhi, është planifikuar të pyetet në fund të procesit të pyetjet së dëshmitarëve.
Gjatë fazës së hetimit, Ervis Bardhi, është marë disa herë në pyetje nga prokuroria, duke treguar se dinamikën e vrasjes së babë e bird he dhe pazaret, që kanë kryer me të pandehurit e tjerë Ardian dhe Florenc Çapjan, për vrasjen e Gentian Beqirit, si dhe personat e tjerë Olsi Leku, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani.
Shtyrja për të 5 herë rradhazi e gjyqit është bërë shkak në vonesën për pyetjen e të penduarit para gjykatës.