Nuk deklaruan raportet financiare, KQZ u vë gjobë 106 partive, kanë 20 ditë aftat për t’i paguar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje publike 94 subjekteve politike që të bëjnë ekzekutimin vullnetar të gjobës së vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Ky vendim i KQZ-së lidhet me mosdorëzimin apo dorëzimin jashtë afateve e raporteve vjetore financiare për vitin 2020.
KQZ ka ezauruar mënyrën zyrtare të njoftimit të tyre në adresat e deklaruara nga ana e tyre në Gjykatën Rrethit Gjyqësor të Tiranës.
Ndërkohë, Institucioni i Postës Shqiptare ka konfirmuar mos marrjen e këtij njoftimi nga këto parti politike, për shkak të mangësive të adresave të deklaruara nga partitë.
“Bazuar në nenin 162, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, për njoftimet publike, nga sot, 94 partitë politike kanë 20 ditë afat për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin e tyre. Shkresa me emrat e 94 partive politike që iu është drejtuar shkresa nga KQZ.” – bën me dije KQZ.

