OKB: Të paktën 1,563 civilë të vrarë që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2022, 22:41
Të paktën 1,563 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Ndërkohë që prej 24 shkurtit, dita kur Rusia sulmoi Ukrainën janë plagosur 2,213 të plagosur persona.
Mësohet se Mariupol dhe Volnovakha (rajoni i Donetskut), Izium (rajoni Kharkiv), Popasna (rajoni i Luhansk) dhe Borodianka (rajoni i Kievit) janë vendet ku ka pasur më shumë viktima dhe të plagosur.
