Itali, zjarr në vilën e sekuestruar të prezantuesit të televizionit shtetëror rus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2022, 22:46
Një zjarr shpërtheu në një vilë që i përkiste prezantuesit të televizionit shtetëror rus Vladimir Soloviev në liqenin e Komos, në Italinë veriore, herët në mëngjesin e së mërkurës.
Zjarri u shua shpejt dhe shkaktoi dëme të kufizuara, thanë zjarrfikësit.
Një vilë e dytë pranë liqenit, gjithashtu në pronësi të Soloviev, kishte bojë llaku dhe bojë ishte derdh në pishinë, raporton Reuters. Zjarri aktualisht po hetohet si zjarrvënie.
Vila e pabanuar ishte sekuestruar më parë nga autoritetet italiane si pjesë e sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.


