Burri 52-vjeçar vetëvritet me pistoletë, nënës i pushon zemra nga dhimbja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2022, 22:40
Trupat e pajetë të një gruaje të moshuar dhe djalit të saj u gjetën brenda një shtëpie në Favara , në provincën e Agrigentos në Itali.
Burri, një punonjës 52 vjeçar, u vetëvra me një pistoletë që e mbante me leje.
Mamaja, një 83-vjeçare në pension, u gjet e vdekur në dhomën tjetër me shumë gjasa nga një atak ne zemer për shkak të dhimbjes për të birin.
Viktimat u gjetën nga djali tjetër i të moshuarës.
Karabinierët po e hetojnë këtë çështje. Siç bën me dije grupi hetimor, trupi i punonjësit të shkollës ishte i ftohtë, ndërsa i nënës i ngrohtë.
Një shenjë evidente, sipas hipotezës së pranuar, se zemra e plakës nuk i ka qëndruar dhimbjes dhe dëshpërimit pasi ka parë vetëvrasjen e djalit.