Abazoviç, në opozitë në qytetin e tij, humb Ulqinin
Shqiptaro-malazezi Dritan Abazoviç ka mbetur në opozitë në qytetin e tij të Ulqinit edhe pas përsëritjes së zgjedhjeve në një qendër votimi.
Votimi nuk ka ndryshuar numrin e mandateve të këshilltarëve që dolën nga zgjedhjet e 27 marsit.
Sipas rezultateve në Ulqin, komuna do të drejtohet nga koalicioni i ish-ministrit të pakicave Mehmet Zenka me 17 ulëse në kuvendin lokal dhe 16 mbeten për Lëvizjen Qytetare Ura të Dritan Abazoviç dhe aleatëve.
Kreu i partisë Forca, Genci Nimanbegu deklaroi se Ulqinin e shpëtuan votuesit e forcës së tij politike kundër atyre që duan pushtet me çdo kusht.
Lëvizja forca mori 76 vota në vendvotimin e përsëritur, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve 207, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Lëvizja Qytetare URA 204 vota, Demokratët 6 vota, Partia Demokratike e Socialistëve dhe ajo Boshnjake morën vetëm nga 2 vota.
Në 3 mars të këtij viti presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç mandatoi Dritan Abazoviçin për të formuar qeverinë e re, pas shkarkimit të Krivokapiç.
Shqiptaro-malazezi ka premtuar se qeveria e re mund të formohet ditët në vijim megjithëse këtë e premtoi në entuziazëm e sipër pas fitores së pretenduar në 27 mars në Ulqin.
