Hoxhë Kalaja: Koha më e mirë për t’i dëgjuar Zoti lutjet është Ramazani
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, Hoxhë Ahmed Kalaja tha se lutja është ai moment kur njeriu i përgjërohet Zotit.
Sipas tij, njeriu që i lutet zotit ose do të marrë atë që kërkon ose do ta mbrojë zoti nga një keqe, ose do të marrë shpërblimin në botën tjetër.
Kalaja: Lutja është ai moment kur njeriu i përgjërohet Zotit . Njeriu e tregon dobësinë e tij para zotit. Njeriu aty e kupton se nuk ka gjë të pamundur për Zotin sado e madhe të jetë ambicia dhe halli i njeriut. Lutja thotë profeti është adhurim më i madh i zotit. Kur themi fjalën e Kur’anit ne kemi një lidhje direkt e me zotin e gjithësisë.
Zoti thotë për diçka bëhu dhe bëhet. Zoti është i plotfuqishëm dhe rregullat që ka vendosur mund t’i orientojë kudo. Prandaj njeriu që është duke u lutur kurrë nuk humb gjë. Njeriu që i lutet zotit ose do të marrë atë që kërkon ose do ta mbrojë zoti nga një keqe, ose do të marrë shpërblimin në botën tjetër. Koha më e mirë për t’i dëgjuar zoti lutjet është Ramazani.

