Hoxhë Kalaja: Lutja është ajo që të lidh me Zotin dhe mund të bëhet në çdo gjuhë të botës
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, Hoxhë Ahmed Kalaja tha se nuk duhet të presim diçka nga jashtë, por duhet të ndryshojmë vetë.
Sipas tij, ne si njerëz duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe atë që nuk e bëjmë dot, ose nuk e di më se cila është e mira për ne, atëherë duhet t’i drejtohemi zotit.
Kalaja: Nuk duhet të presim diçka nga jashtë, por duhet të ndryshojmë vetë. Duhet të ketë aktivizim dhe punë. Prandaj Zoti flet për shoqërimin me punë. Po të shohësh profetët e Zotit ata lutjen e kanë lënë të fundit.
Ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe atë që nuk e bëjmë dot, ose nuk e di më se cila është e mira për ne, atëherë duhet t’i drejtohemi zotit. Lutja është adhurimi më i mirë sepse nuk ka nevojë që të jesh i larë apo i pastruar. Adhurimi më i madh që të lidh me Zotit dhe mund të bëhet në çdo gjuhë të botës.
