Alarmoi Fierin, brenda çantës së dyshimtë gjenden disa libra, një shall dhe ujë
Njësia e anti- eksploziv, ka mbërritur në ambientet e jashtme të një lokali në Fier, aty ku dhe ku ndodhet një çantë e dyshimtë.
Çanta e cila ishte në një karrige është hapur dhe brenda saj janë gjetur disa libra, një shall dhe një shishe ujë.
"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një çantë që ishte konstatuar në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen "15 Tetori", pas hapjes së çantës nga forcat xheniere, rezultoi se në të kishte disa libra, një shall dhe një shishe ujë."- njofton policica.
Çanta ishte lënë në karrigen e një biznesi në lagjen "15 Tetori" në Fier. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ndërkohë që rrethoi zonën e më pas mesa duket ka njoftuar edhe njësinë anti-eksploziv.
Çanta është e zezë, jo shumë e madhe dhe ishte lënë në një prej karrigeve të pozicionuara anë biznesit.
"Në orën 14:00, në Polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen "15 Tetori", Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu. Policia po kryen procedurën standarte për të bëre verifikimin e rastit", njoftoi policia.
Ndërkohë më 3 prill një tjetër çantë ishte hedhur në një trotuar në lagjen "Apollonia" në Fier por rezultoi të ishte bosh.
