Garë ndërkombëtare me 70 tatuatorë në Tiranë, Olsi Sejdi shpjegon çfarë do ndodhë
Kryeqyteti i Shqipërisë prej vitesh tashmë mirëpret tatuatorë nga e gjithë bota. Olsi Sejdi kryetari i shoqatës së tatuatorëve në vend në vitin 2016 ndërmori këtë iniciativë duke krijuar kështu “Tirana International Tattoo Expo”. Një organizim që mbledh bashkë profesionistë të botës së tatuazheve, të cilët demostrojnë , shkëmbejnë eksperienca me njëri-tjetrin.
I ftuar në emisionin “Jeto me orën” Olsi Sejdi na rrëfeu se ky event aventurë zgjat plot tre ditë. Këtë vit Tirana do të mirëpresë eventin më të madh të tatuazheve “Tirana International Tattoo Expo” në datat 8,9 dhe 10 prill. Pjesëmarrja do të jetë nga Greqia, Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova e më gjerë. Krahasuar me vitin 2016 këtë vit njerëzit kanë më shumë informacione rreth këtij eventi tatuazhesh duke qene se tatuazhi është një industri gjithmonë e në zhvillim.
Olsi Sejdi u shpreh se ky event të arrinte deri këtu më janë dashur 6 muaj që të ishim në standartet europiane”.
Në këtë event do të marrin pjesë 70 artistë nga shumë vende të botës dhe në fund do dalë artisti më i mirë i tatove fitues i gjykuar nga 5 anëtarë të jurisë të cilët janë të huaj. Përveç tatuazheve në këtë event do të ketë bare, ushqime si dhe party.
Edhe pse pandemia pati një efekt shumë të madhe negative në çdo fushë ndikoi edhe në këtë event i cili nuk është zhvilluar për 2 vite me radhë për shkak të saj. Impakti që ka lënë kjo “aventurë tatush” në publik ka qenë shumë pozitiv.
“Pjesa më delikate është ajo finale pasi të gjithë artistët duan të fitojnë pasi secili prej tyre ka stilin e tij” u shpreh Olsi. Avantazhi midis artistëve vendas dhe të huaj është se artistët shqiptarë i kanë klientët e tyre këtu në Shqipëri, por ka dhe artistë të huaj të cilët i i kanë marrë klientët e tyre me vete.
Një gjë mjaft interesante në këtë event është performanca nga valltarë shqiptarë me kostume tradicionale popullore, një gjë kjo që do të jetë shumë atraktive për tatuatorët e huaj. Tatuazhet më trend të këtij viti janë ato bardhë e zi, por edhe ato me ngjyra nuk ngelen pas.

