Gjokë Jaku dha dorëheqjen, ja kush emërohet prefekt i qarkut Lezhë
Gjergj Prendi është emëruar si Prefekt i Qarkut Lezhë. Ky vendim i Këshillit të ministrave ka ardhur pasi Gjokë Jaku më 4 prill dha dorëheqjen si prefekt i qarkut të Lezhës, pas rreth tre vitesh në krye të këtij institucioni.
Ish-ushtaraku Prendi ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhe për rreth 2 vite.
Lajmin për dorëheqjen e bëri vetë Jaku në një postim në rrjetet sociale, ku nuk u ndal shumë te arsyet e dorëheqjes, por indirekt ka lënë në kuptohet se largimi i tij lidhet me ndonjë përplasje me pushtetin qëndor.
Vendimi:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Gjokë Jaku, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
