“Tek Zoti” përmes baltës, Pelegrinët “sfidohen” për të arritur tek Kisha e Gruemirës në Malësinë e Madhe

Në Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhet kisha më shumë se 900 vjeçare e  Shën Gjonit dhe rrënojat e një manastiri benediktin. Pelegrinët që i vizitojnë çdo javë sfidohen nga disa qindra metra rrugë dhe indiferenca e institucioneve.

Kjo është rruga që besimtarët e krishterë ndjekin për të mbërritur në kishën 900 vjeçare të Shën Gjonit në fshatin 'Grua e mirë' të Malësisë së Madhe.

"Gjithë ky popull që ka ardhur dhe me kaluar në vështirësi."

Uji i përroit vërshon mbi urë dhe plehrat kane mbuluar zonën.

Besimtarët detyrohen të marrin këpucët në dorë që të arrijnë tek kisha e manastiri Benedikt.

"Çfarë të bëjmë nuk i bie kush mbrapa kësaj pune."

Objekti i kultit shekullor mund të shfrytëzohet edhe si vend pelegrinazhi për turistët e huaj për vjetërsinë dhe rëndësinë historike e kulturore që ka.

"Një familje myslimane e ka ruajtur gjatë regjimit si sytë e ballit dhe shteti shqiptar të rrijë indiferent para kësaj shenjëtorje, përballe këtij thesari."

Besimtarët e banorët e zonës kërkojnë që kjo pamje e trishtë të ndryshojë.

"Sot ishte ditë e mirë, gjithë ky popull shikoje si kanë vuajtur, vijnë me këpucë të mira duhet me u zbath pleqtë, plakat."

Kleriku dom Nikolin Sheldija që shërben aty kujdeset të tregojë se komunizëm kishën e shpëtuan një familje myslimanësh.

Por Strukturat e shtetit dhe bashkisë Malësi e Madhe janë indiferente për të mbrojtur një vlerë.

"Nuk më duket e drejtë, nuk është një shërbim i drejtë,për hir të këtyre pleqve, këtyre mijërave vetëve që kaluan këtu, i bie si sikur po tallen."

Kisha dhe mManastiri Benedikt vizitohen nga qindra besimtarë në kuadër të pelegrinazhit të 13 të martave  të Shna Ndout.