Ishte hedhur pranë një trotuari në qendër të qytetit Fierit, valixhja e dyshimtë rezulton bosh

Një valixhe e cila ishte hedhur në një trotuar në lagjen "Apollonia" në Fier ka rezultuar bosh. 

Policia fillimisht bëri me dije se valixhja është rrethuar me shirit sigurie, ndërkohë që rrethuan dhe zonën ku ishte vendosur valixhja. 

Por më pas valixhja e cila krijoi dyshime, është hapur ku dhe ka rezultuar bosh.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një valixhe që ishte konstatuar në rrugë, nga këqyrja e kamerave dhe verifimeve nga shërbimet e Policisë, rezultoi se valixhja është bosh dhe është harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve."- njoton policia. 

"Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen "Apollonia", Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin."- njoftoi më parë policia. 

Ishte hedhur pranë një trotuari në qendër të qytetit