Mediu në SHBA: Putin ka qëllime të destabilizojë rajonin përmes marrëdhënieve me Serbinë

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu me ftesë të Kongresit Amerikan po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ditën e parë të vizitës në Uashington, Mediu u takua me Ian Joseph Brzezinski ekspert i Sigurisë dhe politikës së jashtësme, njëherësh dhe ish-Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Evropën dhe NATO-s, Gjeneralin John Abizaid ish-komandanti i Komandës Qendrore Amerikane, si dhe me Gjeneralin Mike Barbero Komandanti Forcave Amerikane në IRAK dhe Afganistan.

Në fokus të këtyre takimeve ishte ideja për të organizuar në kongresin amerikan një forum për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Evropën Juglindore, si dhe konfliktet potenciale në Ballkan.

“Qëllimet e Putin për të destabilizuar nëpërmjet marrëdhënieve me Serbinë në planin ushtarak, inteligjencës dhe medias, po ashtu dhe me Republika Serbska që ka deklaruar se do tërhiqet nga Federata e Bosnjë-Hercegovinës ishin në qendër të bisedimeve me autoritete të politikës jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë në Uashington”, - shkruan Mediu përmes rrjeteve sociale.