Italia renditet krah Gjermanisë e Francës, do të dëbojë 30 diplomatë rusë

"Për motive sigurie kombëtare kemi dëbuar 30 diplomatë rusë", ka deklaruar sot Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane Ambasador Luigi Sequi, nën direktivat e ministrit Di Maio ka thirrur sot në selinë e Ministrisë italiane, Ambasadori rus Sergey Razov të cilit i kanë komunikuar vendimin e shpalljes non grata të 30 diplomatëve rusë në shërbim pranë Ambasadës ruse në Romë.

"Kjo masë ka deklaruar ministri Di Maio , është marrë në dakortësi me partnerët europianë e atlantikë, për motive të sigurisë kombëtare e në kontekstin e krizës aktuale, rrjedhë e sulimit të pajustifikueshëm ndaj Ukrainës nga ana e federatës Ruse.

"Italia, tha ai, është e disponueshme të jetë garante në sigurinë e paqen në Ukrainë e do të bëjmë c'është e mundur të cojmë përpara punën tonë. Të jesh ndër vende garante do të thotë të jesh pjesë e një rruge diplomatike që të con në qëllimin e një marrëveshje paqeje, që vështron nga të gjitha aspektet e disponueshme të momentit, duke e nisur nga vullneti i popullit dhe i institucioneve ukrainase."

Mbi kërcënimet me vdekje që ka marrë gjatë orëve të fundit, Ministri i jashtëm italian ka komentuar se "nuk do jetë asnjë kërcënëmi që do na tremb".

Një vendim i tillë vjen si pjesë e veprimit të përbashkët evropian, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Dje Gjermania dhe Franca njoftuan se do të dëbonin diplomatë rusë

AFP raporton se një burim brenda kësaj ministrie ka bërë të ditur se 35 diplomatë rusë do të dëbohen.

Në mbarë Evropën ka pasur reagime të ashpra ndaj vrasjeve të civilëve në Buça, qytet në afërsi të Kievit, ku sipas fotografive dhe videove të publikuara, civilët e vrarë shihen të shtrirë nëpër rrugët e këtij qyteti.

Ukraina i ka cilësuar vrasjet në Buça si gjenocid, ndërkaq Kremlini ka thënë se forcat e tij nuk janë përgjegjëse për këto vrasje.