SHBA testoi raketën hipersonike
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë testuar raketën hipersonike.
Raketa hipersonike u lëshua nga një bombardues B-52 në brigjet perëndimore, në testin e parë të suksesshëm të versionit Lockheed Martin të sistemit, shkruan CNN duke cituar një zyrtar amerikan.
Zyrtari dha pak detaje mbi testin e raketës, vetëm vuri në dukje se raketa fluturoi mbi 198 metra dhe për më shumë se 482 km në më pak se 5 minuta.
Testi u bë pak ditë pasi Rusia përdori raketën e saj hipersonike gjatë sulmit në Ukrainë, duke pretenduar se kishte vënë në shenjestër një depo municioni në Ukrainën perëndimore.
Raketa HAWC mbështetet në energjinë e saj kinetike për të shkatërruar objektivin.
Në kohën kur u bë testi amerikan, Biden po përgatitej për një vizitë te aleatët e NATO-s në Evropë, duke përfshirë një ndalesë në Poloni, ku u takua me ministrin e jashtëm të Ukrainës dhe ministrin e Mbrojtjes.
Të premten, SHBA anuloi një test të raketës balistike ndërkontinentale Minuteman III (ICBM) për të shmangur çdo keqinterpretim nga Rusia, shkruan CNN
SHBA ka qenë e kujdesshme që të mos ndërmarrë hapa apo deklarata që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet midis Uashingtonit dhe Moskës. Të premten, SHBA anuloi një test të raketës balistike ndërkontinentale Minuteman III (ICBM) për të shmangur çdo keqinterpretim nga Rusia.
Për këtë arsye, për dy javë zyrtarët amerikanë qëndruan të heshtur rreth këtij testi të fundit hipersonik, tha zyrtari i mbrojtjes, duke shtuar se janë treguar të kujdesshëm për të mos provokuar Kremlinin ose Presidentin Vladimir Putin, veçanërisht pasi forcat ruse zgjeruan bombardimet e tyre ndaj Ukrainës.
Testi i SHBA-së është testi i dytë i suksesshëm i një rakete HAWC
Testi përmbushi të gjitha objektivat kryesore, shkruhej në një njoftimi për shtyp nga Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes (DARPA), duke përfshirë integrimin dhe lëshimin e raketës, ndarjen e sigurt nga avioni lëshues, shkrepjen përforcuese. Zyrtarët nuk përmendën sa shpejt fluturoi raketa ose çfarë distance përshkoi. Në njoftim thuhej vetëm se raketa udhëtoi me shpejtësi më të madhe sesa më 5 Mars.
