Super Cikalleshi, shënon golin e 10-të në kampionatin turk (Video)

Sokol Cikalleshi rikthehet të marrë prej dore Konyaspor. Mungesa e tij nga dëmtimi dhe covidi përkoi dhe me një periudhë të zezë për ekipin që sot duhej të fitonte në kampionat për të shpresuar për ëndrrën Champions League dhe rrugën e suksesit ia tregon pikërisht sulmuesi kuqezi.

Sot në sfidën ndaj Goztepe në shtëpi, Sokol Cikalleshi shënoi menjëherë për vendasit duke zhbllokuar rezultatin në favor të Konyaspor.

Një gol shumë i bukur që e çon në 10-të numrin total të golave në kampionat deri tani për sulmuesin shqiptar. /Ora News/.