Atentati në Autostradën Tiranë - Durrës/ 6 plumba i shkaktuan vdekjen Iljaz Çalit

Gjashtë plumba i kanë shkaktuar vdekjen e Iljaz Çalit  në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 3 prillit 2022 në autostradën Tiranë – Durrës.

Çali po lëvizte me një Land Rover të cilën e kishte marrë me qira dhe makina e autorëve ka qenë duke lëvizur paralelisht kur është hapur zjarr drejt Çalës.  

Në drejtorinë vendore të policisë së Tiranës ka filluar kqyrja e makinës ku udhëtonte Çali.Autorët kanë qenë të mirëorganizuar pasi policia nuk ka mund të sigurojë shumë gëzhoja. Ndërkohë që dritat në autostradë kanë qenë të fikura dhe mbledhja e provave ka qenë e vështirë, informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj. 

Një nga pistat e hetimit është dhe është dhe konfliktet e lindura nga tregtia e Kromit në Bulqizë. Viktima ka qene shok i ngushtë i Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë, si pasoje e luftës së përgjakshme të Kromit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE


Iljaz Çali ishte besimtar madje për shkak të besimit që përfaqësonte në shtëpine e tij në zonën e Rinasit kishte ndërtuar dhe një Xhami të vogël.

Vrasja e Iljaz Çalit sipas policisë së Tiranës lidhet vetëm me vijueshmërinë e atentateve të njëpasnjëshme në luftën për kapjen e galerive të kromit në zonën e Bulqizës, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno. Por nuk përjashtohet pista e trafikut të drogës.

Atentati në Autostradën Tiranë - Durrës/ 6 plumba i
Iljaz Çali dhe makina ku ndodhej në momentin kur u qëllua për vdekje
Atentati në Autostradën Tiranë - Durrës/ 6 plumba i
Makina ku ndodhej Iljaz Çali dërgohet te Drejtoria e Policisë së Tiranës