Misteret e eshtrave në Kurbin, dërgohen për ekzaminim, mund t’i përkasin ndonjë të riu

Eshtrat e gjetura të dielën në Fushë-Kuqe të Kurbinit vijojnë të jenë mister për policinë dhe banorët e zonës. Për efekt zbardhjen e identitetit të viktimës, eshtrat dhe mbetjet kockore janë dërguar për analiza të hollësishme në Tiranë, ndërsa pritet që përmes AND-së të bëhet e mundur identifikimi i viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

Kafka dhe mbetjet kockore të gjetura pasditen e së dielës në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë dërguar për ekzaminim në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë.

Ekspertet e policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe në pamje të parë, dyshohet se kafka i përket ndonjë të riu që mund të ketë humbur jetën gjatë 10 viteve të fundit.

Për të zbuluar diçka të tillë do të verifikohet e gjithë lista e personave që rezultojnë të zhdukur, përfshire dhe një 28-vjeçar nga zona Adriatikut afër vendit ku u gjet kafka dhe mbetjet kockore.

Familjaret e të riut do të jenë të paret që do ju merret ADN-ja për të bërë krahasimin, ndërsa ekzaminimet do të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me vrasje apo personi në fjalë mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.

Kafka dhe mbetjet kockore u pikasën nga një banor, në një zonë me ferra dhe shkurre 30 metra në anë të rrugës që lidh Fushë-Kuqen me Adriatikun.

Ai ka njoftuar policinë në lidhje me rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes.

Ferrat dhe shkurret ku u gjet kafka dhe mbetjet kockore ishte përfshirë nga flakët e zjarrit 10 ditë më parë, e që prej asaj kohë në zonë kishte nisur të ndjehej aromë e rëndë, duke shqetësuar banorët të cilët i kanë shtëpitë e tyre 200 metra më larg.

Misteret e eshtrave në Kurbin, dërgohen për ekzaminim, mund