Akuzohet për ngacmimin seksual të vajzës së mitur, ja çfarë deklaroi në Gjykatë 61-vjeçari nga Korça
Jani Kallanxhi, 61-vjeçari nga Korça i arrestuar me akuzën e ngacmimit seksual të vajzës së tij të mitur do të qëndrojë në burg deri në fund të hetimit.
Por gjatë seancës gjyqësore ai ka mohuar akuzat e ngacmimit.
Ora News mëson se 61-vjeçari ka deklaruar që vajzën ja kishte marrë para disa ditësh pronari i një lokali me bashkëshorten sepse donin t'i bënin një surprizë.
"Kam dyshime që ata mund ta kenë ngacmuar vajzën", mësohet të jetë shprehur ai para Gjykatës.
Kallanxhi ka deklaruar gjithashtu qe ka kërkuar ndihmë nga bashkia, prefekti dhe shoqata të ndryshme për ushqime dhe për ta çuar vajzën në Tiranë, pasi është e sëmurë.
Burime zyrtare nga Prokuroria e Korçës thonë se akuzat e 61 vjeçarit për përfshirje të personave të tjerë në akte abuzimi ndaj të miturës janë alibi. I vetmi person i vënë nën akuzë për ngacmimin e vajzës, dokumentuar edhe me prova filmike dhe dëshmi, është i ati i saj.
