Pas arrestimit të Bllakos "ju hap rruga" për në Kuvend, Majko dorëzon në KQZ formularin e dekriminalizimit

Fati i deputetit i ka buzëqeshur sërish Pandeli Majkos, pasi sot në orën 16:00 do të marrë mandatin e lënë nga Alqi Bllako, i cili po zhvillon një betejë me drejtësinë për incineratorin e Fierit.

Ish- ministri ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit, pas verifikimin e të cilit kryekomisioneri do t’i japë edhe mandatin e deputetit.

Pavarësisht se kryesocialisti Rama e vendosi të 19-in në listën e Tiranës, jashtë zonës së sigurt, Pandeli Majko ja arriti sërish të jetë një nga deputetët e PS.

Me Majkon, Ramës i ritkhehen sërish “xhaketat” e vjetra në seli, pasi Fatmir Xhafaj arriti të thyente listën e Ramës me votë preferenciale me 25 prill, ndërsa Mimi Kodheli zëvendësoi Najada Çomon.

Organi i akuzës bën të ditur se emri i deputetit të PS, Alqi Bllako është shënuar në dosjen e incineratorëve në datën 18 mars 2020 si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.