Policia në sulm, 585 persona të arrestuar dhe të proceduar në një javë

Policia duket se është vendosur në aksion jo vetëm për kontrollet për kanabis por edhe për armëmbajtje pa leje apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Vetëm në një javë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 585 persona, nga këta  152 janë arrestuar dhe 32 janë shpallur në kërkim. 

Sipas deklaratës së policisë 22 individë kanë qenë në kërkim brenda territorit shqiptar dhe 6 në kërkim. 

Masat janë marrë në 22 operacione që kanë emra si shqiptar, lumenjsh por edhe emërtesa si ‘Basti i Fundit dhe “Fati i lojrave”

Në operacionin  “Transaksionet" u sekuestruan pasuri në vlerën 2 milionë euro.

Ndërkaq gjatë javës Janë sekuestruar 9 armë zjarri. E çuditshme është se është zbuluar edhe 1 pistoletë stilolaps por pa të dhëna se kur do të përdorej apo për çfarë e mbante person i ndaluar. Gjatë kontrolleve janë bllokuar edhe  11 automjete, 22 celularë monucione të tjera luftarake etj.

Në aksionet anti-kanabis janë evidentuar 2 ambiente të mbyllura që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, në Lezhë dhe në Shkodër por edhe 8 raste të organizimit të lojërave të fatit. Sa i përket zjarrvënies janë 3 të arrestuar dhe 11 të proceduar.

Megjithatë në deklaratën e policisë nuk jepen detaje për ngjarjen në Elbasan kur u plagos Nuredin dumani, por as rastet e tjera të mbetura të pa zbardhura.