Kurbin/ Gjendet një kafkë dhe eshtrat e një personi pranë fshatit Adriatik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2022, 15:15
Është gjetur një kafkë dhe eshtrat e një personi pranë fshatit Adriatik në Kurbin.
Burime bëjnë me dije se kafka dhe eshtrat janë gjetur në disa ferra. Sipas informacioneve paraprake eshtrat i përkasin një të riu, por që janë të një periudhe të hershme.
"Më datë 03.04.2022, rreth orës 13: 30, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Kurbin, se në vendin e quajtur "Fushë Kuqe", në një parcelë kanë konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut."- njofton policia.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Forca të shumta policore ndodhen aktualisht në vendngjarje.

Vendi ku u gjet një kafkë njeriu
