Dyshohet se ngacmuan seksualisht një grua, në pranga dy persona në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2022, 15:11
Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një shtetase.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasi Sh. D., 37 vjeç, dhe E. S., 32 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
