Rrëfehet Dashamir Shehi, tregon se çfarë do të bënte po të ishte kryetar bashkie në Tiranë
Në vitin 2000 Dashamir Shehi ka kandiduar për kryetar bashkie kokë më kokë me Edi Ramën.
E pyetur nga moderatorja e programit Roza Lati se çfarë ai do të bënte për rininë nëse do të ishte bërë kryetar bashkie, Shehi është përgjigjur se do t’i jepte një hapësirë kulturore rinisë, sidomos në Tiranë.
“Në një vend ku teatri bën 5 mijë lekë dhe birra në të njëjtin çmim, teatri është bosh dhe baret janë plot kjo është në të vërtetë mjaft e dhimbshme. Do bëja me dhjetëra qendra rinore, mjafton që ata të merrnin një bazament oriental. Kjo është një mënyrë për të jetuar dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin”-ka thënë ai.
Moderatorja e programit i ka rrëfyer se tashmë në Tiranë po shtohen shumë gradaçelat në numër,por a do të blinte ai nga një për rininë e sotme?
“Në të gjitha gradaçelat dhe ndërtesat në Tiranë të jeni të bindur që do ju jepja falas nga një kat për çdo të ri. Fatkeqësisht, asnjë nga administratat e vendit tonë nuk e ka ndjekur këtë pasi çdo nënpunës ka marrë pjesën e vet dhe nuk ka lënë vend për popullin e thjeshtë”-është shprehur politikani.
Për më tepër, ndiqni linkun më poshtë:
