“Rilindja” e Sheshit të Flamurit, qytetarë e aktivistë kundër projektit: E trupshme! Po zhdukin historinë

Qytetarë e aktivistë protestuan në Vlorë kundër projektit të rehabilitimit të Sheshit të Flamurit. Sipas tyre ndërhyrjet dëmtojnë kujtesën historike dhe origjinalitetin e sheshit.

Me flamuj kuq e zi, për sheshin e Flamurit. Qytetarë e aktivistë u bënë bashkë në Vlorë.

Shprehen kundërshtimin për projektin e rehabilitimit urban që po i nënshtrohet zona.

Thonë se ndërhyrja po i humb origjinalitetin sheshit që sipas tyre i takon gjithë shqiptarëve

“Kriminaliteti dhe interesi personal i këtyre që shpikën betonizimin, duhet të marrë goditje.

Asnjë qeveri nuk ka të drejtë të prishë identitetin e çdo qyteti.”

Kërkuan mbrojtje të kujtesës historike.

“Duan të zhdukin historinë, qëllimi ky është. Duan të zhdukin historinë e Vlorës për 4 vilajetet.”

“Kjo është toka e Shqiptarisë, e Ismail Qemalit, e Isë Boletinit.”

Një socialist siç e prezantoi veten kishte një përgjigje edhe kryeministrin që i quajti “Foltorexhij”

“Që të shkel mbi popullin, mbi ndërgjegjen tonë, mbi dinjitetin tonë.”

“Unë nuk jam e “Foltores” dhe këtu janë bijtë e vatanit, djemtë e Ismail Qemalit.”

Kreu i qeverisë zotohet se Sheshi i Flamurit do të jetë “një tjetër spektakël urban në Vlorë” dhe se mezi pret që ta shohë të realizuar.

Ndërsa qytetarët e aktivistët kërkojnë transparence dhe mbrojtje te identitetit të zemrës së Vlorës.