Lëkursi mes baltës/ Fshati me kala në Sarandë vuan mungesën e infrastrukturës
Lëkursi ndodhet vetëm 3 km nga qendra e Sarandës. Atje ndodhet edhe kalaja e njohur me të njëjtin emër që tërheq turistë. Por në ditët me shi, një pjesë e fshatit zhytet mes baltës për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë.
“Kjo është një kilometër rrugë që të çon në brendësi të fshatit Lëkursë. Rruga e amortizuar me gropa të mëdha para portave të shtëpive të banorëve ka sjellë një sërë peripecish për ta.”
100 familje kanë mbetur peng të kësaj rruge me gropa dhe baltë.
Në ditët me shi situata përkeqësohet.
Më të vegjlit janë ata që e vuajnë më shumë.
“Në fshat lart vriten fëmijët. Shkojnë të lagur në shkollë.”
Fshati Lëkurs është 3 km larg nga qendra e Sarandës.
Mbi të ndodhet kalaja që vizitohet nga qindra turistë.
Por kjo nuk ka shërbyer si faktor që Bashkia e Sarandës të kthej vëmendjen nga infrastruktura.
Banorët thonë se janë ankuar dhjetëra herë në dyert e bashkisë Sarandë, por kanë marrë vetëm premtime bosh dhe asnjë zgjidhje.
“Jemi ankuar por nuk çan kokën njeri.”
Përtej qendrës që Sarandës, banorët e fshatrave përreth ankohen për mungesën e investimeve dhe shërbimeve bazë.

