Shembet masivi i dheut për shkak të reshjeve, bllokohet rruga e “Arbrit” (Pamjet)
Rruga e Arbrit aktualisht është e bllokuar për shkak të shembjes së një pjese të malit në Qafën e Murrizit.
Një masiv i madh dheu është shembur pak metra larg hyrjes së tunelit, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe qyteteve të Qarkut Dibër.
Masivi i dheut i rënë prej afro 1 ore ka bërë që dhjetra mjete që ishin nisur drejt Tiranës të bllokohen në rrugë duke krijuar varg të gjatë makinash.
E njëjta situatë është krijuar edhe në Byppas ku vargu i automjeteve është krijuar deri në Qafën e Murrizit.
"Deri tani firma nuk ka ndërhyrë për pastrimin e dheut, ndërsa pritet që policia të bllokojë kalimin në këtë aks rrugor me postoblloqe në fshatin Fshat dhe Bastar të Tiranës."- njofton ARRSH.
Situatë e vështirë është edhe në Qafë-Thorë të Thethit, ku një ortek dëbore ka bllokuar rrugën e për pasojë 15 turistë kanë mbetur të bllokuar.

