Dita pa makina vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, qytetarët: I përdorim mjetet për punë ose për arsye shëndetësore
Është e diela e parë e Prillit dhe në rrugë nuk do të duhej të kishte kaq shumë automjete.
Në Tiranë vendimi i qeverisë për ditën pa makina u zbatua vetëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Aty efektivët e Policisë Bashkiake ndaluan qarkullimin nga ora 09:00 deri në orën 15:00.
Bllokimi i lëvizjes në Bulevard rëndoi trafikun në segmentet e tjera në brendësi të qytetit.
Në çdo rrugë tjetër trafiku ishte i një fundjave normale me drejtues mjetesh që nuk iu bashkuan nismën së qeverisë.
Qytetarët thonë se janë të detyruar të lëvizin me automjet për shkak të punës apo arsyeve shëndetësore.
“Kam nusen në spital dhe presim të lind”
“Kam ardhur nga qytet tjetër prandaj po e përdorë. Tani e përdorim vetëm ku na duhet, nuk e përdorim siç e përdornim më parë për udhëtime.
“Do lëvizim se duhet të kryjmë punë.”
Megjithatë tregojnë se me shtrenjtimin e karburanteve javët e fundit mjetet po i përdorin me rrallë.
“Tani do i shesim fare, s’na hynë në punë më.”
Qeveria ka vendosur që e diela e parë e çdo muaji në Tiranë e qytetet të tjera të vendit të jetë pa makina me synim për të kursyer karburant por edhe për të kontribuar në një mjedis më të pastër.
