Xhaçka: E shokuar nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë, bota duhet të veprojë!

“E shokuar nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë.” Kështu shkruan ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka lidhur me sulmet ruse mbi popullsinë civile në Ukrainë.

Xhaçka shprehet se imazhet e civilëve të vdekur në rrugët e Ukrainës janë padia më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus.

Sipas saj, anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Grupit të Miqësisë për Përgjegjshmërinë në Ukrainë, Shqipëria do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe hetohen siç duhet.

Xhaçka: E shokuar nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë. Imazhet e civilëve të vdekur, burra, gra dhe fëmijë, të hedhur në rrugët e qyteteve të çliruara të Ukrainës , historitë e dokumentuara të përdhunimeve dhe shkatërrimeve tronditëse të qyteteve të tëra, janë padia më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus.

Bota duhet të veprojë! Si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Grupit të Miqësisë për Përgjegjshmërinë në Ukrainë, Shqipëria do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe hetohen siç duhet.