Një javë nga zgjedhjet presidenciale, Emanuel Macron falenderon gruan e tij
Emanuel Macron, i cili rikandidon për një mandat dytë në zgjedhjet presidenciale të 10 prillit në Francë, në një nga takimet elektoralë të radhës, është pritur me ovacione nga publiku teksa falenderoi gruan e tij. Zonja e parë, Brigite Trogneux ka marrë falenderime në një sallë të mbushur plot me mbështetës, ndërsa Macron shihet sërish si favorit në garë.
Një javë nga zgjedhjet presidenciale në Francë, Emanuel Macron, i cili rikandidon për një mandate të dytë, i ka surprizuar të gjithë, teksa gjatë një takimi elektoral në “Defence Arena” pranë Parisit, ka falenderuar bashkëshorten e tij 25 vjet më të madhe. Para mbështetesve të tij, Macro ju drejtua Brigitte Trogneux me fjalët:
"Ju të gjithë e dini, nuk ka nevojë për të thënë më shumë, prania e saj që ka më shumë rëndësi për mua, që më plotëson në këtë moment të veçantë të jetës: Brigitte" është pritur me ovacion në këmbë nga publiku.
Emmanuel Macron u njoh me gruan e tij të ardhshme në moshën 15 vjeçare, kur ishte nxënës i saj në shkollën e dramës dhe ajo lexonte shkrimet e tij për klasën. Macron u martua me të në 2007, pasi martesa e Brigitte përfundoi në divorc. Zonja e parë, shpesh në qendër të vëmendjes së shtypit, ka qenë mbështetja e tij më e madhe në 5 vitet në krye të Francës.
Zgjedhjet në Serbi – populistët pritet të ruajnë pushtetin
3 Prill, 14:21
Ndërkohë, pavarësisht se shumë qytetarë francezë mendonin se Macron rezultoi i dobët gjatë pandemisë dhe nuk arriti t’i eliminonte shqetësimet mjedisore, presidenti u shpall favorit nga sondazhi i 1 prillit i kryer nga gazeta franceze “Le Figaro”. Ai udhëheq me 28,2 për qind, i ndjekur nga Marine Le Pen e partisë Fronti Kombëtar me 19,3 për qind.
Me dekret kushtetues, zgjedhjet në Francë mbahen çdo pesë vjet dhe presidenti zgjidhet me votë popullore. Pesë vitet e fundit kanë qenë me sfida të shumta që mund të prekin çdo lider: nga protestat ndaj çmimit të karburantit nga grupi i Jelekëve të Verdhë, grevat e transportit e deri te pandemia globale e koronavirusit në pranverën e vitit 2020.

