Presidenti Zelensky: Trupat ruse në tërheqje po largohen duke vënë mina

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar ushtarët rusë që kanë minuar qëllimisht zona në veri të Ukrainës, ndërsa ata tërhiqen ose shtyhen nga forcat ukrainase.

Ukraina thotë se trupat e saj kanë rimarrë kontrollin e më shumë se 30 qyteteve dhe fshatrave në rajonin e Kievit që kur Rusia njoftoi këtë javë se do të pakësojë operacionet e saj rreth kryeqytetit për t'u fokusuar në betejat në lindje.

Zelensky tha në një video-adresa të publikuar të shtunën, pa përmendur prova se në veri të vendit, pushtuesit po largohen.

“Është e ngadaltë por e dukshme. Në disa vende ata po dëbohen me luftime. Diku tjetër po braktisin pozicionet e tyre. Ata po minojnë gjithë këtë territor. Shtëpitë janë të minuara, pajisjet janë minuar, madje edhe trupat e të vdekurve."

Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi akuzat.