Helikopteri rus goditet nga ukrainasit me sistemin raketor britanik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2022, 22:13
Pamje video të verifikuara nga BBC duket se tregojnë forcat ukrainase duke përdorur një predhë me shpejtësi të lartë Starstreak të ardhur nga Britania për të rrëzuar një helikopter rus MI-28 në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, konfirmoi në mars se Mbretëria e Bashkuar kishte furnizuar Ukrainën me raketa anti-ajrore.
Ministria e Mbrojtjes ukrainase ka refuzuar të komentojë pamjet e këtij sulmi.
Më herët autoritetet ukrainase dhe presidenti Zelensky ka kërkuar më shumë armatim nga vendet e NATO-s për tu mbrojtur nga sulmet ruse.

