SHBA do të lehtësojë transferimin e tankeve të epokës sovjetike në Ukrainë

SHBA pritet të ndihmojë në lehtësimin e transferimit të tankeve të epokës sovjetike në Ukrainë, sipas një burimi.

Tanket që SHBA po transferon në Ukrainë do të jenë tanke T-72 të epokës sovjetike, të cilat personeli ushtarak ukrainas ka përvojë në operim, thotë një zyrtar i lartë amerikan për CNN.

Ato tanke do të dorëzohen "brenda ditëve, jo javëve", tha zyrtari dhe do të dorëzohen nga vendet partnere të NATO-s.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar vazhdimisht nga vendet për më shumë tanke.