Ekipi i Kryqit të Kuq rrugës për në Mariupol, nuk ka arritur ende në qytetin e rrethuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2022, 23:17
Ekipi i Komitetit Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq që u largua nga Zaporizhzhia të shtunën në mëngjes si përpjekje për të arritur në Mariupol.
Por ky ekip akoma nuk ka arritur në qytetin e rrethuar të Mariupolit, tha një zëdhënës i KNKK-së për CNN.
Ekipi po kalon natën rrugës për në Mariupol dhe ende nuk ka arritur në qytet, theksoi zëdhënësi i KNKK-së.
Të premten në mbrëmje, ICRC njoftoi në një deklaratë se ekipi i saj prej tre automjetesh dhe nëntë personeli nuk ishte në gjendje të arrinin në qytet pasi marrëveshjet dhe kushtet e bënë të pamundur vazhdimin e rrugës.
