Zelensky: Rusia dëshiron lindjen dhe jugun e Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur se qëllimi i forcave ruse është të kapin Donbasin dhe jugun e vendit.

Sipas mediave të huaja, ai ka theksuar se forcat ukrainase po e zhvendosnin vëmendjen e tyre drejt lindjes:

“Ne jemi të vetëdijshëm se armiku ka rezerva për të rritur presionin në lindje.”

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të diele janë raportuar shpërthime në qytetin port strategjik jugor të Odesës në bregun e Detit të Zi.