Tragjedi në Itali: Dy vëllezërit shqiptarë humbin jetën në një aksident, lënë pas 5 fëmijë, plagoset një tjetër
Një aksident i rëndë është verifikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincën e Grossetos në Toskana.
Dy vëllezër shqiptar 37 e 44 vjeç kanë humbur jetën në një aksident tragjik ndërsa po shkonin në punë. I plagosur rëndë është dhe një tjetër shqiptar 28 vjeç.
Automjeti me të cilin po udhëtonin shqiptarët është përplasur me një tjetër automjet që po udhëtonte në drejtim të kundërt.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat e urgjencës mjekësore e dy helikopterë, por dy vëllezërit shqiptarë kishin mbetur menjëherë viktimë nga impakti i dhunshëm i aksidentit.
Shqiptari i tretë 28 vjeç, është dërguar në spitalin më të afërt.
Ngjarja ndodhi në rrugën provinciale SP159 në afërsi të qytezës Chessa e policia rrugore po heton për të kuptuar motivin e këtij aksidenti të rëndë.
Dy vëllezërit shqiptarë jetonin prej vitesh në komunë Arcille. Viktima 37-vjeçare ishte babai i dy fëmijëve e në pritje të fëmijës së tretë.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e shqiptarëve që banojnë në territorin e Grossetos e që janë rreth 1000.
Arcille ku jetonin dy vëllezërit shqiptarë, është një qytezë e vogël me pak banorë e pjesë e komunës Campagnatico,.Sipas statistikave më të fundit të ISTAT italian në këtë territor banojnë rreth 20 shqiptarë.
